Dukato 2
02LAJME

Kurti: Faton Peci, garancia për një Mitrovicë të zhvilluar

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka theksuar se Mitrovica duhet të bëhet qytet i punësimit për të rinjtë, i arsimit modern, i shëndetësisë cilësore dhe i gjelbërimit urban, shkruan Mitropol.

Ai tha se kandidat i VV-së për këtë vizion është Faton Peci, me numrin 105, gjatë hapjes së fushatës në Mitrovicë.

Active 1

“Fatoni është garancia që projektet tona do të bëhen realitet. Ai do të udhëheqë me transparencë dhe do të punojë për çdo lagje e çdo fshat,” tha Kurti.

Në tubik masës iu drejtuan edhe kandidatët e VV-së në veri, Erden Atiq në Mitrovicën e Veriut, Lulzim Hetemi në Leposaviq, Vedet Mehmeti në Zubin Potok dhe Fetah Peci në Zveçan, të cilët Kurti i cilësoi si “zërin e shpresës për një veri me drejtësi dhe zhvillim.”

Premium Store