LAJME

Kurti flet për Banjskën: Territori ynë do të mbrohet me jetë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke thënë se policët janë të gatshëm edhe të japin jetën për vendin e tyre.

Market Florenti
Roadside

Kurti tha se policiët që humbën jetën në detyrë, i fundit ishte heroi Afrim Bunjaku, do të kujtohen gjithnjë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Tutje, Kurti tha se ngjarjet e Banjskës vitin e kaluar treguan profesionalizmin e policisë dhe pasionin për sundimin e ligjit. Ai i falënderoi edhe aleatët për mbështetjen e policisë.

Urime të gjithëve për 25-vjetorin e Policisë së Kosovës. Pas përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri, policia u bë institucioni i parë që me fisnikëri e besueshmëri i shërbeu qytetarëve të vendit, dhe, edhe në mes dhimbjeve të mëdha dhe humbjeve nga lufta, sytë i kishte nga rimëkëmbja. Veprimet e policisë sonë në sulmet e njëpasnjëshme gjatë tri viteve të fundit, nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia, e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, dëshmojnë se me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundimin e ligjit. Banjska ka risjellë në vëmendjen e secilit prej nesh se, pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo çoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë” – tha kryeministri Kurti.