LAJME

Kurti flet për hapjen e urës mbi Ibër: Po presim raportin final, liria e lëvizjes e drejt themelore

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme Kosovën do të vizitojnë dy ministra të shteteve anëtarë të NATO-s.

Market Florenti
Roadside

Kurti tha se në të gjitha takimet do të diskutohet hapja e urës qendrore në Mitrovicë.

Florenti Company
Koha
Market Florenti
Market Florenti

Ai theksoi se janë duke e pritur raportin final për gjendjen e Urës së Ibrit.

“Jemi duke i bërë konsultimet e nevojshme për qëndrueshmërinë fizike të urës teksa presim raportin final e deri te përgatitjet për rregullimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejt themelore si në Kosovë e në Bashkimin Evropian”, deklaroi mes tjerash kryeministri.