Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti godet Gjykatën Kushtetuese: Po mirret me gjithçka, e ftoj të garojnë në zgjedhjet e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e goditur sërish Gjykatën Kushtetuese, duke i bërë ‘ftesë’ që të futet në garë në zgjedhjet e ardhshme, me arsyetimin se “po mirret me gjithçka”.

“Nuk besoj që Gjykata Kushtetuese do të duhej të pranonte, duke pasur komision parlamentar për legjislacion, të trajtojë secilin ligj që e kalon mazhoranca. Po mirret me nivel të pagave, me çmime tavan, po mirret me gjithçka. E ftoj Gjykatën Kushtetuese që në zgjedhjet e ardhshme të garojnë edhe ata. Nuk është apolitik nëse ti merr vendime për politika. Kur ata garojnë, mund të votoni për ta.” – tha Kurti.

Active
Active