Premium Store
KOSOVËLAJME

Kurti i ankohet BE-së për Vuçiqin: Shkeli 8 nga 11 nenet e marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar po ashtu se dy ndërmjetësve të BE-së, Lajcak dhe Borell përmes dy dokumeneteve iu ka ankuar se si presidenti serb Vuçiq ka shkelur 8 nga 11 nenet e marrëvshjes së 27 shkurtit në Bruksel.

Kurti po ashtu tha se BE-së i ka dorëzuar edhe një dokument tjetër faktit të deklaratave të Vuçiqit ku i njëjti shprehet se nuk është pajtuar me marrëvshjen bazë.

Tripika

“Dorëzova tek ndërmjetësit mbi atë se si nga 27 shkurti jemi pajtuar për marrëvshjen bazë, Beogradi e ka shkelur atë. Nga ai dokument në mënyrë faktike shihet se nga 11 nene të marrëvshjes bazë, 8 prej tyre i ka shkelur Beogradi. Kam dorëzuar edhe një dokument ku janë tri deklarata të presidentit serb ku ai thotë se nuk është pajtuar me marrëvshjen bazë, se si nuk do ta zbatoj atë në tërësi, unë kisha nevojë për një garanacion që të kemi siguri ne si palë.”, deklaroi tutje kryeministri Kurti.

VIDEO:

Koha