KOSOVËLAJME

Kurti: Kemi identifikuar së paku 45 sulmues nga dy organizatat terroriste

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se organet e sigurisë i kanë identifikuar 45 persona si pjesëmarrës të dy organizatave terroriste.

Sipas tij, ka fakte dhe dëshmi pa numër se bëhet fjalë për organizata terroriste.

Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona, identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme dhe dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve, por njëkohësisht kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës, shok bombave, por edhe tek plumbat e automatikëve dhe revolverëve”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, qytetarët serbë janë më të frikësuarit prej këtyre kriminelëve.

“Ju e patë me datën 23 qershor çfarë armatimi dhe municioni u konfiskua në një automjet me targa të Beogradit që i përket ndërmarrjes publike hekurudhat e Serbisë dhe që po del se ka qenë i udhëheqësit Paviçeviq të ‘Brigadës Veriore’ e cila u shpall organizatë terroriste së bashku me të ashtuquajturën ‘Mbrojtja Civile’”.

Tutje, ai ka shtuar se qytetarët serbë janë të interesuar që të jetojnë në paqe në Kosovë, por se janë këta kriminelë të cilët po synojnë ta destabilizojnë vendin.