Dukato 2
KOSOVËLAJME

Kurti: Kemi ndarë afro 4 mijë bursa për studentë për studime brenda dhe jashtë vendit

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se që nga fillimi i mandatit të tyre qeverisës, kanë ndarë 3 mijë e 978 bursa për studentë për studime brenda dhe jashtë vendit.

Dukato 1

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se nën qeverisjen e tij, vazhdon nxitja e të rinjve për studime në profile deficitare.

“Vitin akademik 2021/22 kemi ndarë 1300 bursa për vajza dhe gra për studime në fushat e STEM-it. Për këtë vit kemi dyfishuar mbështetjen me 2 milionë euro për 2000 bursa, për studime në STEM. Qeverisja jonë po vazhdon nxitjen e vajzave dhe djemve për studime në profile deficitare. Për këtë kemi ndarë 106 bursa. Rreth 2 mijë bursa i kemi ndarë për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit. Ndërkaq rreth 300 mijë euro për bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, shkroi ai.

Koha