Active 2
02KOSOVËLAJME

Kurti kërkon që BE-ja ta dënojë Serbinë pasi Lista Serbe nuk po merr pjesë në zgjedhjet e prillit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me lajmin se Lista Serbe ka refuzuar që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore me shumicë serbe.

Ai thotë se kjo është një shenjë e qartë se Beogradi ka kontroll mbi partinë në fjalë dhe ka ndërhyrje të vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës.

Dukato 1

Sipas tij një gjë e tillë përbën shkelje të menjëhershme të Marrëveshjes Bazike.

‘’ Lista Serbe refuzio të marë pjesë në zgjedhjet lokale në 4 komunat veriore të Repiblikës së Kosovës këtë Prill. Kjo është një shënjë e qartë e kontrollit të Beogradit mbi partinë dhe ndërhyrjen konstante në punët e brendshme të Kosovës’’– thotë Kurti në rrjetin social ”Twitter”.

Kurti ka kërkuar që BE-ja të dënojë këtë sjellje të Serbisë.

Weelnes