Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti: Kryetarët të dalin në punë sepse për atë paguhen, bandat ose të shkojnë në Serbi ose i çojmë në burg

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para gazetarëve lidhur me situatën e fundit në veri.

I pyetur nëse do të bëjnë ndonjë kompromis, Kurti ka thënë se bandat kriminale ose duhet të largohen për në Serbi, ose Kosova do t’i çojë në burg.

Active 1

“Sot ne ndodhemi në një situatë të vështirë për shkak të grupeve të armatosura të cilat shtiren si protestues, e në fakt janë banda kriminale në veriun e Kosovës, prej të cilëve duhet të çlirohet edhe republika jonë edhe komuniteti serb. Për këtë e kemi mbështetjen e Amerikës”, tha Kurti.

“E fundit unë natyrisht që mund ta paramendojë zvogëlimin e policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shoviznimit të djathtë ekstrem, që e adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi ose t’i cojmë në burg. Nuk ka mundësi që mos t’i mbrojmë asetet e Kosoës nga banda të tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne e zvogëlojmë”, tha Kurti.

Ai u pyet edhe për kryetarët e PDK-së në komunat veriore që nuk po dalin në zyrë, pra që i kanë dëgjuar kërkesat e Amerikës. Kurti tha se kryetarët duhet të dalin në vendet e tyre të punës, sepse për ata paguhen.

“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur ndonëse dalja në zgjedhje ka qenë e ulët, janë kryetarë legal të cilët kanë legjitimitet ndonëse jo të plotë dhe normaa për shkak të trysnisë që serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet. Trysni që ka qenë me kërcënime e shantazhe. Ata kandidatë që kanë garuar e fituar duhet ta bëjnë punën sepse për këtë paguhen. Vendi i punës duhet të jetë në ndërtesën publike, sepse ndërtesa publike është e republikës. Ka gjendje të jashtëzakonshme sikur koha me pandeminë që edhe ne nuk kemi qenë në vendet e punës, mirëpo vendi i punës është në atë ndërtesë dhe unë besoj që është mirë që të gjithë të jenë atje. Por, është kryetari ai që ka marrë votat e qytetarëve, dhe ata i marrin vendimet për të cilat gjykojnë kryetarët”, tha kryeministri.

“Jam i bindur që kemi bërë krejt që kemi mundur: i kemi shtyrë zgjedhjet, së dyti i kemi mbajtur zgjedhjet dhe ato janë konsideruar legjitime dhe të drejta nga ndërkombtarët, që të gjithë e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve, së katërti e kemi pranuar të mos ketë triumfalizimi e feste për ato fitore. Edhe ceremonitë e betimit të zhvillohen në ndërtesa publike. MF i paguan njerëzit për punën që bëjnë. Struktura paralele ka Serbia, unë besoj gjithnjë e më të pafuqishme. Ne nuk mund të krijojmë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare. Kur kanë hyrë në ato zyra, zyrat kanë qenë të braktisura, përveç që kandidatët e braktisën zgjedhjet, i braktisën edhe ndërtesat. Ata mbajn përgjegjësi për gjendjen e krijuar. Jo ne që duam të punojmë e marrim pjesë në zgjedhje. Unë besoj që kryetarët e komunave duhet të jenë në ndërtesat dhe zyrat e kryetarëve të komunave. Kemi nevojë për normalitet, republikë, demokraci, për komunë në funksion të qytetarëve”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Albin Kurti.

Aquapark 2