KOSOVË

Kurti: Me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër, ka gjithmonë vend për përafrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëdhëniet ekonomie me Shqipërinë janë forcuar si asnjëherë më parë.

Në një postim ën Facebook, ku ka treguar marrëveshjet dhe bashkëpunimet me në tri vjet qeverisje, Kurti ka thënë se në vitin . Në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

Ai ka thënë se me Shqipërinë nuk është kurrë mjaftueshëm bashkëpunimi.

“Me Shqipërinë nuk jemi kurrë mjaftueshëm afër. Ka gjithmonë vend për përafrim, tema për përbashkim dhe fusha për përfitim të dyanshëm. Sot, marrëdhëniet tona ekonomike janë forcuar më shumë se ndonjëherë më parë. Me hapjen e dy zyrave doganore të Republikës së Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, fituam qasje në det nga e cila përfitojnë bizneset dhe ekonomia jonë. Investimet nga Shqipëria dhe shkëmbimet tregtare janë rritur e po rriten. Në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar. E këtë vit, shënuam një moment historik në bashkëpunimit tonë në sektorin energjetik. Funksionalizuam dhe përuruam bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, e cila na mundëson të rrisim shumëfish shkëmbimet përmes kësaj burse të përbashkët. Po aq historike ishte edhe kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ajo u bë e mundshme pikërisht me ndihmën dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Bregdeti shqiptar do të mirëpresë sportin e lundrimit në kuadër të këtyre lojërave”, ka shkruar Kurti.