Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti: Me zgjedhje të reja s’do të ketë zgjidhje, do të shkojmë prapë në zgjedhje e s’do t’i kemi 80 deputetë

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar një krizë edhe me të thellë institucionale, nëse vendi shkon në zgjedhje.

Kurti tha se nëse vendi shkon në zgjedhje, s’do ketë zgjidhje, por vetëm humbje të miliona eurove nga organizimi i zgjedhjeve dhe nga mosfunksionimi i Kuvendit.

Premium Store

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, së paku 10 milionë euro kushtojnë për organizimin e tyre nga KQZ, nëse shkojmë në zgjedhje të reja, do t’i humbim dhjetëra miliona si shtet, sepse nuk do të funksionojë Kuvendi”.

“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja nuk do të kemi zgjidhje, sepse do të duhet të shkojmë sërish në zgjedhje, pastaj sërish në zgjedhje të reja, sepse nuk do t’i kemi 80 deputetë. Unë kam qenë shumë bujar me partitë opozitare”, tha Kurti sot para mediave.

Premium Store