Kurti: Ne jemi të cenueshëm nga agresioni rus, sepse Serbia mban lidhje të ngushta me këtë shtet
Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka thënë se Kosova është njëra ndër shtetet e botës që iu është bashkuar sanksioneve të shteteve kundër Rusisë pas luftës në Ukrainë.
Ai e ka përmendur edhe Serbinë e cila ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, dhe ka folur për bashkëpunimin e Serbisë me Rusinë dhe Kinën.
“Lufta në Ukrainë është luftë që ndodhi pas 100 viteve në Evropë. Por, kjo nuk do të thotë nëse ne nuk jemi të përfshirë nuk jemi të afektuar. Ne jemi veçanërisht të cenueshëm nga agresioni rus, sepse Serbia mban lidhje të ngushta me Rusinë”.
“Rusia ka shumicën e aksioneve në kompanitë energjetike serbe dhe investimet ruse në Serbi u rritën 8 herë më shumë që nga pushtimi i Ukrainës. Por, ndikimet dalin për tej energjisë, përfshijnë universitetet, mediat dhe sferën intelektuale”.