KOSOVËLAJME

Kurti në krye të Paradës së Krenarisë: Nëse besojmë në të drejtat e njeriut, duhet t’i flakim paragjykimet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e Paradës së Krenarisë në Prishtinë të shtunën, në kuadër të edicionit të tetë të Javës së Krenarisë në Kosovë. Ai tha e kjo paradë e afirmon diversitetin dhe e kundërshton stigmatizimin, shkruan Gazeta Express.

Roadside
Market Florenti

Ai tha se të gjithë njerëzit duhet të jenë të barabartë dhe askush nuk duhet të përjashtohet.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

“Kjo paradë e afirmon diversidetin dhe e kundërshton stigmatizimin. Nëse besojmë në të drejtat e njeriut atëherë duhet ti flakim tutje paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe, disa njerëz janë shumë më ndryshe por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë. Pikërisht barazia na e mundëson bashkimin, e pamundëson paragjykimin dhe e garanton gjithpërfshirjen. Unë mora pjesë në këtë paradë sepse shteti ynë i pavarur është Republikë demokratike që nuk e përjashton asnjërin dhe garanton barazi për secilin”, ka thënë Kurti.

Duke mbajtur në krye pankartën me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, ai marshoi në këtë paradë, i shoqëruar dhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Mimoza Kusari-Lila, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, si dhe aktivistë, anëtarë të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të tjerë.