Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviq, i dyshuar si bashkëpunëtor i BIA-s, i njëjti është punësuar në ministri te Liburn Aliu
Albanian Post, ka publikuar disa fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, bashkë me Goran Vasiljeviç, i njohur si nacionalist serb dhe i afërm i ish-shefit të Ushtrisë Serbe në kohën e Slobodan Millosheviç-it, Nebojsha Pavkoviç dhe po ashtu famëkeq-it “Kapetan Dragani”, Dragan Vasiljkoviç, i dënuar për krime lufte.
“Sipas burimeve të Albanian Post nga Policia e Kosovës, Vasiljeviç është i dyshuar nga organet e sigurisë në Kosovë si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë, e njohur si “BIA”.” – thuhet në raportimi e tyre.
Vasiljeviç raportohet se është i punësuar në institucionet e Kosovës, konkretisht në ministrinë e udhëhequr nga Liburn Aliu, atë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Për më shumë, lexojeni lajmin duke klikuar KËTU.