
Kryeministri Albin Kurti nesër do të shkojë në Bruksel. Ai do të pritet nga Komisioneri për Zgjerim, Olivér Várhelyi.
Kurti do të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë. Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 11:30, sipas agjendës së publikuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
Në fund të takimit, rreth orës 14:00, është paraparë të mbahet një konferencë për shtyp.








