Active 2
KOSOVËLAJME

Kurti nga Antalia në rolin e liderit “botëror”: Vetëm të bashkuar mund ta ndalim Putinin

Kryeministri Albin Kurti në një diskutim që pati me ministrin e Jashtëm të Austrisë Alexander Schallenberg, përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka ndarë mendimin se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të ndalet vetëm kur bota është e bashkuar.

“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Active 1

Kurti është duke marrë pjesë në Forumin për Diplomaci që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Koha