Kurti opozita le të zgjedh: Ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për situatën politike, ku ka deklaruar se është më mirë të kemi qeveri, dhe të votohet Glauk Konjufca si kryeministër.
Sipas Kurtit, kjo do të jetë qeveri afatshkurtër, deri në prill.
“Meqenëse nuk i mora 61 votat e nevojshme, dhamë propozimin (Glauk Konjufcën mandatar për formimin e Qeverisë) pa vonesë, me këtë do të merremi menjëherë pas balotazhit, dhe opozita e ka në dorë ta zgjedh rrugën e mëtutjeshme, ose Kurti 2.5 drejt zgjedhjeve në dhjetor, ose Konjufca 1 drejt zgjedhjeve në prill, cilado prej tyre për neve është e pranueshme, por le të bashkëpunojmë e të ecim përpara”, tha ai një prononcim për TV Syri në Gjakovë.







