Kurti – opozitës: Zgjedhjet janë në shkurt, Ura e Ibrit s’ka të bëjë me to – kemi mbështetje më të madhe sesa para katër viteve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se hapja e urës së ibrit nuk ka të bëjë me fushatë elektorale.
Ai gjatë një interviste për Zërin e Amerikës iu ka përgjigjur akuzave të opozitës që po e përdor urën për qëllime elektorale.
Kurti, ka thënë se zgjedhjet janë më 9 shkurt e kjo çështje s’ka të bëjë me ato.
Ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka mbështetje më të madhe tani sesa kur i fituan zgjedhjet mbi 50% të votave në shkurt të vitit 2021.
“Unë kam shpresuar që do të kemi zgjedhje ne muajin qershor apo korrik, më pas kam shpresuar që do të kemi zgjedhje në vjeshtë e këtij viti. Mirëpo duke qenë që zgjedhjet do të jenë më 9 shkurt të vitit të ardhshëm nuk mund të thuhet se kjo ka të bëjë me fushatën elektorale”.
“Përkundrazi, subjekti që unë drejtoj Lëvizja Vetëvendosje, është shumë komode drejt zgjedhje e të reja, mbështetja për neve është edhe më e madhe sesa në pranverën e vitit 2021”, ka thënë Kurti