KOSOVËLAJME

Kurti pas lirimit të tre policëve: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të rrëmbyer nga autoritetet serbe më 14 qershor, janë liruar sot.

Roadside
Market Florenti

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se edhe pse ata janë liruar, Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe kjo shkelje duhet të qortohet.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.”, ka shkruar Kurti.

Atyre iu ishte caktuar masa e paraburgimit më 16 qershor, por dihej kohëzgjatja.

Qeveria ka deklaruar se ata janë kidnapuar nga territori i Kosovës, derisa nga Beogradi kanë thënë se ata janë arrestuar në territorin serb.

Autoritetet serbe patën thënë se ata dyshohet të kenë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar vazhdimisht lirimin e tyre pa kushte.