Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti pas sulmit amerikan ndaj Iranit: ShBA-të janë superfuqia demokratike që duhen mbështetur

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se SHBA-të janë “superfuqia demokratike” që duhet përkrahur. Ky qëndrim i Kurtit, vie pas sulmit amerikan të dielën ndaj objektivave bërthamore në Iran, shkruan Mitropol.

Sipas Kurtit, siguria ndërkombëtare ka nëvojë për më pak armatim nuklear e “jo më shumë” bomba bërthamore.

Dukato 1

“Siguria ndërkombëtare ka nevojë për më pak armatim nuklear dhe jo më shumë bomba bërthamore që vënë në rrezik gjithë njerëzimin. Posaçërisht kur shtete autoritare zhvillojnë programe për pajisje me armatim nuklear, kjo çështje bëhet urgjente dhe alarmuese”, tha Kurti.

Ai tha se Republika e Kosovës mbështet qëndrimin SHBA-ve dhe BE-së “rreth programit të Iranit për t’u pajisur me armë nukleare.”/Mitropol/

Active