KOSOVËLAJME

Kurti për AFP: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë uroj të bëhet këtë vit

Fushata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për AFP tha se këtë uron që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë gjatë këtij viti.

Ai shtoi se në vitet dhe dekadat në vijim dëshiron të dalë fitimtar në çështjet si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë.

Florenti Company

“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet e dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, tha Kurti për AFP.

Kujtojmë se kjo deklaratë e Kurtit vjen pas disa rundeve të bisedimeve të dështuara mes dy palëve.