KOSOVËLAJME

Kurti për aktin kriminal në Ibër-Lepenc: Është kryer nga profesionistë terrori:stë

Fushata

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq ka folur për sulmin e fundit terrorist në Kosovë.

Kreu qeveritar tha se ky sulm i fundit që është bërë nga profesionistë terroristë në kanalin Ibër- Lepecit është i ri për nga natyra, në kuptimin që tash është shënjestruar popullsia civile.

Kreu i ekzekutivit deklaroi se ka persona që po mbahen në burg e që po hetohen, derisa ka treguar se është konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema prej të cilave edhe të njësive të ndryshme ruse.

Medi

“Ky sulm i fundit që është bërë nga profesionistë terroristë në kanalin Ibër-Lepecit është i ri për nga natyra, në kuptimin që tash është shënjestruar popullsia civile. Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, ndaj ndërtesave zyrtare komunale, por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë, që është jetik edhe për qytetarët edhe për bizneset, ka qenë shënjestër. Janë arrestuar disa persona. Ka që po mbahen në burg edhe tash që po flasim. Hetimet po zhvillohen, kemi konfiskuar shumë armatim e municion, por edhe uniforma e emblema, 20 prej të cilave të njësive të ndryshme ruse. Duhet të presim cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve, por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarë të zakonshëm dhe se na bëjnë të besojmë që një sulm i tillë vjen i mbështetur, i orkestruar nga Serbia siç ishte sulmi në Banjskë apo atë me sulmin mbi KFOR-in, apo edhe rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq”, ka theksuar Kurti.

Ai ka thënë se kufiri mes Kosovës e Serbisë është më i gjatë se ai me tri vendet tjera që rrethohet, me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut dhe një pjesë e konsiderueshme është reliev malor për çka tha se ka edhe vështirësi në kontrollimin e tij.