Kurti: Pranë varrit masiv me trupa shqiptarë në Batajnicë, Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një statusi në twitter, ka shkruar se serbët po kryejnë stërvitje ushtarake pranë një varri masiv me trupa të shqiptarëve, transmeton ‘Mitropol’.
Ai tha se në varrin masiv në Batajnicë gjenden 744 trupa të shqiptarëve, përfshirë 46 anëtarë të familjes Berisha.
Statusi i plotë:
Në një varr masiv në Batajnicë, u fshehën trupat e 744 shqiptarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe 46 anëtarë të familjes Berisha. Në vend të një memoriali për viktimat e luftës, aty Serbia po zhvillon stërvitje ushtarake për “Ditën e Forcave të Armatosura”. Trupat mund të fshihen, por e vërteta nuk mund të varroset.








