KOSOVËLAJME

Kurti: Rregullorja për dinarin nuk do të pezullohet në asnjë formë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb nuk mund të pezullohet në asnjë formë, pasi, sipas tij, ajo nuk përbën “kurrfarë ndëshkimi për serbët”.

Duke komentuar deklaratën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se Kurti ka refuzuar propozimet e tij për çështjen e dinarit, kreu i ekzekutivit kosovar ka thënë se nuk mund të ketë propozime që pranohen nga Kosova e “që shkojnë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së”.

Koha
Market Florenti
Florenti Company

“Shikoni, është një proces që po vazhdon dhe propozime ka, disa”.

“Por, nuk ka propozime që pranohen nga ana jonë që shkojnë në kundërshtim me rregulloren e re të BQK-së dhe njëkohësisht ne mund të merremi vetëm me pjesën e mbështetjes në terren nëse ka probleme”, tha Kurti për Radio Evropa e Lirë.

“Sepse problemet që mund të shkaktohen, jo domosdo do të mund t’i zgjidhë të gjitha vetë Banka Qendrore e Kosovës. Në Republikën demokratike janë detyrat dhe funksionet e ndara.“, tha ai.