Pellini
KOSOVËLAJME

Kurti s’e pranon humbjen: Ishim të parët në zgjedhjet e 17 tetorit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” mes tjerash ka folur për humbjen në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi vetëm katër komuna.

Kurti e ka pranuar se mund të ketë pasur lëshime nga partia e tij, megjithatë, pretendon se kosovarët ende e duan më shumë Lëvizjen Vetëvendosje.

Medi

“Mund të ketë pasur lëshime nga ana jonë, nga ana e strukturave tona. Megjithatë, besoj se qytetarët nuk duan më pak nga Lëvizja Vetëvendosje. Në zgjedhjet e 17 tetorit ishim të parët në numrin e përgjithshëm të votave në shkallë vendi, ashtu si në zgjedhjet parlamentare”, ka thënë Kurti.

Kurti tutje ka shtuar se zgjedhjet lokale janë si tenisit, “mund të fitosh shumë ndeshje, por ta humbasësh setin”.

“Megjithatë, zgjedhjet lokale, ndryshe nga zgjedhjet parlamentare, janë një lloj loje dhe rregulla zgjedhore. Është pak a shumë si tenisi, ku mund të fitosh shumë ndeshje, por në fund të humbasësh setin. Sipas totalit të votave të qytetarëve jemi të parët në Republikë në zgjedhjet lokale, ndonëse kryetar bashkie do të kemi vetëm në katër bashki”, ka thënë Kurti për këtë medium.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e fundit në zgjedhjet lokale nga partitë e mëdha.

Ky subjekt ka arritur të fitojë vetëm katër komuna, derisa ka humbur dy qytete të mëdha, Mitrovicën dhe Prizrenin.

Pellini