Premium Store
KOSOVËLAJME

Kurti: Serbia ka shkuar edhe një hap tutje me organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar rreth konfiskimit të një veturë me targa, në të cilën kishte një arsenal armesh dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Kështu Policia e Kosovës (PK) në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) kanë parandaluar një sulm terrorist.

Kurti, ka thënë se panorama e këtij organizmi terrorist është e qartë.

Dukato 1

“vetura me targa të Beogradit, pronë e ndërmarrjes shtetërore të hekurudhave të Serbisë; armatimi i gjetur i gjithi prodhim i Serbisë, ndër to granata të dorës prodhuar në vitin 2021, të tilla që janë përdorur në sulmin e 29 majit 2023 në Zveçan kundër ushtarëve të KFOR-it; jelekë me mbishkrime të njësiteve ruse, serbe dhe logo e shenja identifikuese të organizatës “Severna Brigada”, si dhe mjete shpërthyese të përdorura më herët nga formacioni ilegal me aktivitete kriminale “Mbrojtja Civile”. Sasia e madhe e armatimit të gjetur tregon për përmasat e aksionit të planifikuar e të pasojave të parandaluara”, ka shkruar Kurti.

Më tej, Kurti ka thënë se Serbia qartazi është pozicionuar për përshkallëzim të situatës, duke çuar edhe një hap më tutje me organizmin e sulmeve terroriste.

“Serbia qartazi është e pozicionuar për përshkallëzim të situatës. Përveç agresionit që Serbia ka ndërmarrë ndaj Republikës së Kosovës duke rrëmbyer 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës brenda territorit tonë në 14 qershor 2023, ajo luftimin e rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës e ka çuar një hap me tutje me organizimin e sulmeve terroriste.”

Ai ka falënderuar organet kompetente për këtë aksion.

“Unë i jam falënderues PK-së dhe AKI-së për punën që po bëjnë gjithë këto kohë në ruajtjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë dhe në parandalimin e krimit e terrorizmit në atë pjesë të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Kurti.

Koha