Premium Store
KOSOVËLAJME

Kurti: Serbia po hakmerret për arrestimin e Llunes, kërkon që agresioni serb të denohet nga ndërkombëtarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pak më parë pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë nga forcat serbe siç thotë ai, brenda territorit të Kosovës, në Leposaviq, shkruan “Mitropol”.

Ai tha se dyshohet se arrestimi u krye nga ushtria e Serbisë, si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Premium Store

”Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.”, tha ai, duke kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve.

Postimi i plotë:

Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë.

Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Policia e Kosovës është treguar tejet e vetëpërmbajtur këto javët e fundit.

Hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tre zyrtarëve të rrëmbyer policor dhe ftojmë faktorët ndërkombëtarë që të dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë.

Active 1