Medi
KOSOVËLAJME

Kurti sërish bën thirrje të lirohen policët, ndërkombëtarëve u kërkon ta dënojnë Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar sërish pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre si dhe dënim nga komuniteti ndërkombëtar për Serbinë.

Ai ka theksuar se si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura të agresionit ndërkombëtar.

Dukato 1

“Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka deklaruar ai.

Gjatë ditës së mërkurë, tre policë kufitarë të Kosovës janë rrëmbyer nga njësia speciale policore e Serbisë brenda territorit të vendit.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka deklaruar se pretendimet se ata ishin arrestuar brenda territorit të Serbisë, nuk janë të vërteta.

Policët ishin patrullues kufitarë dhe kryenin detyrën e tyre në një pikë statike në territorin e Kosovës për të parandaluar kalimin e grupeve kriminale dhe kontrabandën, duke përfshirë dyshime për armatim në atë zonë.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe forcat e KFOR-it, tashmë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku janë kidnapuar tre zyrtarët policorë, nga xhandarmëria serbe.

Bashkë me ta, është edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ka deklaruar se BE është në kontakt me Kosovën, Serbinë dhe KFOR-in, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur saktësisht në lidhje me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga xhandarmëria serbe.

“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, ka thënë ai.

Më tej, Stano u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet që mund të ngritin tensione, teksa kanë përsëritur thirrjen për depërshkallëzim të situatës në veri.

Active