Medi
KOSOVËLAJME

Kurti: S’ka vend për panik, kemi grurë të bluar për 3 muaj – të pabluar edhe për 2 muaj

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk varet nga importi nga Serbia, pasi kjo e fundit ka pezulluar eksportin e grurit.

Kurti u ka thënë qytetarëve se nuk vend për panik, duke i siguruar se Kosova ka mjaftueshëm grurë, shkruan Jepi zë.

Active

“Ka rezerva e rrjedhimisht nuk ka vend për panik. I ftoj qytetarët që të ndjehen të sigurt siç është edhe situata në vendin tonë. Unë i takova përfaqësuesit te Shoqatës së Mullistëve e më siguruan se në Kosovë edhe për dy muaj ka grurë që ende nuk është bluar e në muajin e kaluar kanë bluar grurë për tre muaj. Pra ka grurë 3 muaj plus dy muaj. Qytetarët që kanë blerë më shumë se që ju nevojitet ta çojnë miellin në furrë”, tha Kurti.

Dukato 1