LAJME

Kurti takohet me diplomaten letoneze, flasin për rastin Banjska: Autorët vazhdojnë të jenë të lirë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže.

Market Florenti
Roadside

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se Kurti ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Letonisë ndaj Kosovës, derisa ka theksuar rëndësinë e partneritetit bilateral dhe bashkëpunimit të afërt në avancimin e interesave të përbashkët.

Market Florenti
Florenti Company
Koha
Market Florenti

Njëherit, Kurti e ka falenderuar ministren për kontributin e Letonisë në sigurinë e vendit, duke përmendur pjesëmarrjen e saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Letonia ka njohur pavarësinë tonë vetëm tre ditë pas shpalljes së saj me 17 shkurt 2008 dhe që atëherë e ka mbështetur Republikën e Kosovës në zhvillimin e saj dhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme, kryeministri theksoi rëndësinë e partneritetit bilateral dhe bashkëpunimit të afërt në avancimin e interesave të përbashkëta dhe mbrojtjes, si dhe promovimit të vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga regjimet autokratike. Në këtë kontekst, diskutuan për mënyrat dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kryeministri Kurti e falënderoi ministren Braže për kontributin e Letonisë në sigurinë e vendit tonë përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR”, thuhet në komunikatë.

Tutje, bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar ministren për zhvillimet në vend dhe raportet me Serbinë.

Përveç kësaj, gjatë takimit Kurti ka thënë se Serbia është e përfshirë drejtëpërdrejtë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist një vit më parë në Banjskë, gjatë të cilit u vra rreshteri, Afrim Bunjaku.

“Gjatë takimit u diskutua edhe rreth zhvillimeve rajonale dhe situatës së sigurisë në kontinentin e Evropës, teksa agresioni ushtarak rus mbi Ukrainën po vazhdon dhe për rolin dhe përgjegjësinë që shtetet evropiane kanë për të mbështetur në mënyrë të pa rezervë Ukrainën në luftën e saj për çlirim, integritet territorial, sovranitet dhe demokraci. Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi ministren Braže për zhvillimet në vend, raportet me Serbinë, rreziqet që ajo paraqet për Ballkanin Perëndimor për shkak të lidhjeve të afërta me Rusinë dhe për përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist dhe paramilitar të një viti më parë në Banjskë, gjatë të cilit u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërkohë që autorët e sulmit vazhdojnë të jenë të lirë e të mbrojtur në Serbi dhe nga Serbia”, thuhet tutje në komunikatë.

Kurti, në këtë takim shoqërohej nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe shefi i misionit të Kosovës ne Poloni, ambasadori Drilon Gashi.