Aurora Group
KOSOVËLAJME

Kurti tha se Lushtaku po i frikëson njerëzit, Mehmetaj: Pse nuk e arreston Xhelal Sveçla?

 

Kurti, pa përmendur emrin e tij, iu është referuar Lushtakut si “multi-milioner” dhe ka thënë se është “ish-komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit”.

Dukato 1

“Në Skenderaj pushteti aktual nuk ka as program e as ide. Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, deklaroi Kurti.

Lidhur me këto akuza ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj i cili deklaroi se :

Albin Qyqja…

Me thanë kryeministri i Kosovës për një person që ai i frikëson njerëzit edhe me e leju atë person me vazhdu me qëndru në liri, është diçka që në një botë normale nuk e dëgjoni dot.

More kryeministër, nëse ju e dini që qenka një person që i terrorizon njerëzit edhe kjo e kënaq, a ma shpjegon ti mu qysh është e mundur që Xhelal Sveçla nuk e arreston atë njeri?

Çfarë muti shteti është ai shtet që po ekzistojkan njerëz që i terrorizojnë qytetarët e vendit që t’i e udhëheqë, e ti si njeriu që të është besu shteti me udhëheqë, veç e konstaton e nuk bën gjë?

Çfarë lloj kryeministri je ti që i ke marrë 400 mijë vota me qeverisë e në fund nuk po mujshi me e heq qafe një person që t’i terrorizon qytetarët?

Këtu dy të vërteta nuk munden me qenë: Ose ti je ka rren, ose je fort i lodhtë. Je qaq i lodhtë saqë si një qyqe pa fuqi, thjesht vajton faktin se paska njerëz që po t’i frikësojnë qytetarët.

Ju sfidoj me ma gjet një vend tjetër në botë, ku i pari i vendit konstaton diçka të tillë edhe pastaj thjesht mjaftohet me një status në Facebook. S’ka.

Premium Store