KOSOVËLAJME

Kurti thotë se pabarazia gjinore duhet të luftohet: E kemi obligim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave duhet të luftohet.

Roadside
Market Florenti

Tutje, në mbledhjen e katërt të Grave për Vetëvendosje, Kurti tha se pabarazia gjinore është trashëguar e mirëmbajtur, pasi kjo iu ka konvenuar burrave.

Market Florenti
Market Florenti
Florenti Company
Koha

“Pabarazia gjinore ka shkaqe strukturore e historike, kjo lloj pabarazie na është trashëguar e më pas dhe mirëmbajtur. Ç’është e vërteta e kanë mirëmbajtur burrat kryesisht. Kjo pasi iu kanë përshtatur”, tha Kurti.

“Kur gratë kanë sukses, e dimë që ato janë përpjekur dy herë më shumë se burrat, ndërsa kur burrat kanë sukses, ata zakonisht janë ndihmuar nga gratë. Pra gratë janë mbështetëse të suksesit të burrave”.

“Pra gjërat mund të bëhen më ndryshe, të bëhen më drejtë, që të mos jenë përballë me burrat”, u shpreh i pari i qeverisë.

“Shteti e ka obligim që ta frenojë çdo diskriminim pa përjashtim, roli i qeverisë sonë ka qenë dhe është që t’i mbrojë gratë”.

Ndërkaq, Kurti u shpreh se janë gati për zgjedhjet e shkurtit, dhe se kanë besimin e popullit.