
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, sot ka vizituar Panairin e Librit në Prishtinë, shkruan Mitropol.
Ai tha se numri i titujve të rinj është rreth 2000, e ku këtë vit, tha Kurti, vijnë në panair rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dje diaspora.
Ai vlerësoi lart librin gjërsa tha se nga ai përfitohen veti të cilat inteligjenca artificiale, sipas tij, mund vetëm t’i lakmojë.
“Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri”, na përkujton se krijimtaria dhe fuqia e mendimit të artikuluar në faqet e një libri, prek horizonte e thellësi të reja ndjenje e ndjeshmërie, dije e vetëdije të cilat inteligjenca artificiale mundet vetëm t’i lakmojë. “, tha Kurti.
“Libri është mjeti kryesor i një shoqërie të hapur, për një mendje të hapur. Sepse libri të sjell lirinë shpirtërore dhe atë mendore.”, shtoi tutje ai.
Ai ftoi të rinjtë që ta vizitojnë panairin.
Edicioni i 25-të i Panirit të Librit po mbahet në Prishtinë nga data 11 deri me 15 qershor./Mitropol/








