Premium Store
KOSOVËLAJME

Kurti viziton Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, sot ka vizituar Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, me rastin e 82-vjetorit të lindjes së tij, shkruan Mitropol.

Kurti tha se për shkak të aftësive intelektuale të Hotit, “ne e kemi obligim t’ia kujtojmë e përkujtojmë vetes tekstet e tij në mënyrë që të ngrihemi në nivel të detyrës kombëtare dhe historike për të ecur përpara për Republikën e Kosovës dhe kombin shqiptar në përgjithësi.”

Weelnes

“Ai sot do të kremtonte ditëlindjen e 82-të. Jemi me mall sepse nuk është fizikisht me ne dhe të pikëlluar sepse fati i tij nuk është zbardhur ende, por asnjëherë nuk do të rreshtim së kërkuari të vërtetën e drejtësinë dhe gjithmonë do të jemi krenarë e mirënjohës për trashëgiminë e tij politike e kombëtare.”, tha Kurti.

Ukshin Hoti u zhduk në rrethana të panjohura në maj të vitit 1999. Ai ishte profesor, shkrimtar, filozof e intelektual./Mitropol/

Koha