Pellini
02KOSOVËLAJME

Kurti: Zgjedhjet i shtymë për serbët, që t’u hiqej frika

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po të mbaheshin zgjedhjet në komunat veriore siç ishte paraparë, pra më 18 dhjetor, dalja do të ishte minimale për shkak të frikës së qytetarëve serbë.

Kurti ka thënë se zgjedhjet nuk u shtynë për shqiptarët, pasi që ata, bashkë me boshnjakët, romët e të tjerët, do të dilnin në zgjedhje, por sipas tij, serbët ishin ata që do të frikësoheshin.

Dukato 1

“Dalja parashihej të ishte minimale, po të mbaheshin zgjedhjet tani, edhe kur ne ofrojmë siguri, për shkak të frikës të madhe që mbizotëron atje. Po të mbaheshin zgjedhjet sot një javë, shqiptarët, boshnjakët, romët do të dilnin në zgjedhje, serbët do të frikësoheshin. Kjo shtyrje nuk është për shqiptarët, dhe subjekti që në udhëheqi ka kandidatë në katër komuna, aktivistë të mitë kanë interesë të mbahen zgjedhjet.” – tha kryeministri.

Ai shtoi se për shkak të qytetarëve serbë, që kanë të drejta dhe liri, janë shtyrë zgjedhje në mënyrë që t’u hiqet frika dhe të votojnë lirshëm.

“Por ne, pikërisht për hirë të qytetarëve të zakonshëm serbë me të drejta dhe liri, po i shtyjmë zgjedhjet që ta krijojmë një hapësirë disa mujore që të hiqet frika dhe të votojnë lirshëm.” – tha shefi i Qeverisë në një konferencë për media.

Vlen të theksohet se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim gjatë ditës së djeshme që zgjedhjet të shtyhen për në prill të vitit 2023.

Në lidhje me këtë vendi, Osmani tha se ka pajtushmëri mes partive politike, dhe se është shqyrtuar edhe raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme.” tha ajo gjatë një konferencë për media./Nacionale/

Pellini