Market Florenti
02LAJME

Kush është Dr. Armend Agolli? Kandidatin e LDK-së nuk po e njohin mitrovicasit

Zgjedhjet lokale po afrojnë, ndërsa disa prej kandidatëve edhe kanë filluar përgaditjet e tyre për garën që do të përcaktoj prijësit e qyteteve të Republikës së Kosovës, shkruan Mitropol.

Gara sa vjen e bëhet më interesante në disa qytete të Kosovës, ku vetë kandidatët edhe kanë nisur parafushatën e tyre zgjedhore, dhe po merren me problemet e qytetarëve.

Weelnes

Mirëpo e njejta nuk po ndodhë në Mitrovicë, ani pse të gjitha partitë i kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre këta persona duket se fort nuk e dojnë punën në terren.

Kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të parin e qytetit të Mitrovicës, Dr. Armend Agollin bile nuk po e njohin disa qytetarë mitrovicas.

Në pyetjen e gazetarëve të Mitropol drejtuar një qytetari se “A ka gjasa Dr. Armend Agolli të fitojë në Mitrovicë në zgjedhjet lokale?”, një qytetar u përgjigj se nuk e njeh këtë kandidat.

“Kush osht ky, qito e ka qit LDK-ja a, hajr ishalla”, tha qytetari mitrovicas.

Ndërsa një qytetar tjetër i ri në moshë kritikoi LDK-në për mos strukturimin e duhur që ka në qytetin e minatorëve.

“LDK në Mitrovicë nuk ka strukturë, edhe qato që e ka e ka llom, ka me pas rramje ma të madhe se në zgjedhjet qendrore”, tha djaloshi në të njëzetat.

Ndryshe në garën për të parin e komunës në Mitrovicë janë: Agim Bahtiri LVV, Bedri Hamza PDK dhe Armend Agolli LDK. /Mitropol/

Weelnes