
Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Zubin Potok me ç’rast ka identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave, ku më pas është arrestuar edhe ish polici serb Goran Saviq, i cili gjendej në arrati.
Lidhur me këtë arrestim ka njoftuar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një njoftimi në Facebook: “Në koordinim me organet e drejtësisë dhe në zbatim të urdhëresave të tyre, Policia sot ka arrestuar në Leposaviq ish-zyrtarin policor Goran Saviq, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021. I njëjti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb”.
Në dosjen e siguruar nga Policia e Kosovës për ish policin e arrestuar dje, Goran Saviq, në të cilën nuk përmendet askund sulmi ndaj dy serbëve siç ka njoftoi ministri Sveçla.
Për cilat vepra penale u arrestua Goran Saviq?
Nga dosja e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se Goran Saviq së bashku me Dragan Kuzmanoviq dhe Uglesha Jarediq që të tre nën uniformën e policisë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Këtyre dy të fundit, ju është ngritur aktakuzë, ndërsa Saviq që u arrestua dje ishte në arrati.
Të njejtit dyshohet se nga shtatori i vitit 2019 deri më 22.01.2022, duke keqpërdorur autoritetin zyrtar, kanë kërkuar nga Ismet Kastrati, Shaqir Pushkolli dhe Miroljub Stojanoviç 25.000 mijë euro në mënyrë që t’ia bëjnë sigurimin e mjeteve motorike të cilat do të bartnin pajisje apo makineri me kamion nga fabrika që gjendet në fshatin Zhitkovc i Komunës së Zveçanit në drejtim të Mitrovicës Jugore.
Zyrtarët policor serbë tanimë të arrestuar merren vesh me të dëmtuarit Ismet Kastrati, Shaqir Pushkolli dhe Miroljub Stojanoviç, që fillimisht të i’a japin 12 mijë e 500 euro dhe pastaj pjesën tjetër, në mënyrë që të lejohen të lëviznin kamionët me pajisje.
Ndaj Ismet Kastratit i cili ishte përgjegjës për dorëzimin e parave tek tek të pandehurit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës u aplikuan masat e fshehta dhe simulimi i veprës penale, me ç’rast të njejtit paraprakisht i’u dorëzuan 12 mijë e 500 euro nga fondi i IPK-së. Në momentin që i’u dorëzohen paratë në një zarf të bardhë të pandehurit, ai arrestohet nga njesitë speciale në flagrancë.
Aktualisht ndaj kolegëve të Goran Saviq, Dragan Kuzmanoviq dhe Uglesha Jarediq ka një aktakuzë për veprat e lartëpërmendura, ndërsa Goran Saviq ndodhet në ndalim prej 48 orëve, ku burimet e vezhguesi.com tregojnë se gjatë ditës së sotme pritet t’i vendoset masa e paraburgimit, për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Burimet e vezhguesi.com tregojnë se ish polici Goran Saviq, është arrestuar për këto dy vepra penale dhe jo për sulm ndaj dy serbëve siç ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla./Vezhguesi