Medi
OP-ED

Kushtëzimi i shërbimeve nga Komunat

Autor: Driton Xhafa, Magjistër i Shkencave Juridikut dhe Njohës i Vetëqeverisjes Lokale

Qytetarët për të marrë një shërbim në Komunë (gjendje civile, në kadastër, prone, regjistrim veture etj.) duhet të dëshmojë se kanë të paguar gjitha pagesat dhe obligimet ndaj ndërmarrjeve publike komunale ose ndërmarrjeve publike rajonale (uji, mbeturinat dhe ngjashme) përndryshe nuk i është dhënë shërbimi në komunë.

Tripika

Një mori komunash kanë marrë vendime të tilla arbitrare me synimin se nuk po munden ndërmarrjet publike komunale me i inkasuar mjetet nga konsumatorët prandaj është aplikuar kushtëzimin i ofrimit të shërbimeve nga komunat.

Aktet e tilla të komunave si Mitrovicë (Vendimi Nr.02/06-22557/8 te datës 26 prillit 2012 dhe Nr 02/06-3401/5 i 7 korrikut 2011), Gjilanit (Vendimi i KK-Gjilan 01 Nr.16/10608 i 24 qershorit 2011) dhe Vitisë (Vendimi 01/013/1355 i datës 29 korrikut 2011) ku kushtëzohen personat juridik dhe fizik që shërbimet e caktuara komunale të cekura në vendime nuk mund t’i gëzojnë nga administratat respektive komunale nëse me parë nuk paraqesin si dëshmi faturat për kryerjen e obligimeve ndaj ndërmarrjeve publike KRU “Mitrovica” dhe KRM “Uniteti” Mitrovica ndaj ndërmarrjes publike kompetente për ujë dhe mbeturina ne KK Gjilan (pa i cekur emrat në vendim) dhe KRM “Higjena” SHA-Gjilan dhe KRU “Hidromorava” SHA-Gjilan (KK-Viti).

Në vend qe ndërmarrjet publike komunale dhe rajonale të përkujdesen për realizimin e pagesës së faturave për mbeturina dhe ujë, duke i përdor mekanizmat relevant ose të ndërrohen bordet dhe kryeshefat e tyre për mos përmbushje të detyrave u aplikua metoda e kufizimit të shërbimeve nga disa komuna ndaj qytetarëve.

Edhe pse kufizimi i shërbimeve nga komunat për qytetarët, bizneset dhe operatorët ekonomike me pagesën e faturave te ujit ose mbeturinave ndaj ndërmarrjeve publike është në kundërshtim me legjislacion ne fuqi dhe se përfaqësuesit e këtyre komunave pranë gjykatës kushtetuese kishin dëshmuar se i kane shfuqizuar aktet e tilla në praktik po ndodhe e kundërta.

Për koincidencë apo edhe e qëllimshme të tri (3) komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan dhe Vitisë kur kanë nxjerrë këto vendime janë qeverisur nga i njëjti subjekt politikë.

Pra, qytetarët bizneset dhe operatorët ekonomike po vazhdojnë të kushtëzohen me shërbimeve administrative që ofrohen nga komunat edhe ne vitin 2022, nëse nuk paguajnë shërbimet publike të ofruara nga ndërmarrjet publike si rasti i Mitrovicës (për regjistrim automjeteve) qe është një lloje absurditeti i llojit të vetë.

Andaj urojë qe organet e reja të komunave të lartcekura qe kane marrë detyrën dhe përgjegjësin nga zgjedhjet lokale me 17 tetor 2021 të marrin seriozisht këtë problem dhe të eliminojnë këto barriera për qytetarët bizneset dhe operatorët ekonomike kur dihet se edhe janë të kundërligjshme aktet e tilla si dhe krijojnë papërgjegjësi nga menxhamenti i ndërmarrjeve publike. Për mos punën dhe efikasitetin e të ndërmarrjeve publik lokal apo rajonale të panalizohen qytetarët bizneset dhe operatorët ekonomike nga shërbimet e komunës është mizori.

Koha