KFC
02LAJME

Ky dyshohet se është personi i cili mbeti i plagosur në Mitrovicë

Rreth një orë më parë një person ka mbetur i plagosur afër hekurudhave në Mitrovicë, përkatësisht në rrugën “Shemsi Ahmeti”, shkruan Mitropol.

TEBTEB

38 vjeçari raportohet të jetë plagosur në këmbë. Ai është dërguar për trajtim në spitalin Rajonal të Mitrovicës.

TEB

Lajmi është konfirmuar nga edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha tha për “Mitropol” se personi i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Personi i plagosur do dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.”, ka thënë tutje Berisha.

Siç raporton “Veriu.info” personi i plagosur dyshohet se është Ismajl Hyseni nga fshati Kaçandoll.

Ende nuk dihet për rrethanat dhe identitetin e personit i cili e ka kryer aktin, teksa Policia e Kosovës ka filluar hetimet.

Përndryshe lidhur me rastin “Mitropol” ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

Market Florenti