KFC
KOSOVËLAJME

Ky është 22-vjeçari që u arrestua në Prishtinë pasi mashtroi gruan e shefit dhe ia vodhi veturën

Foto ilustrim

Një 22-vjeçar dje ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi para disa ditësh kishe mashtruar gruan e punëdhënësit të tij në atë formë sa të arrinte t’ia vjedhte veturën në vlerë prej katër mijë eurosh.

Medi

Rasti ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, ku i dyshuari kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së punëdhënësit të tij, pa pëlqimin e viktimës dhe kishte mashtruar gruan e tij, duke i thënë se burri e saj kishte urdhëruar që të merrte automjetin.

TEB

Rastin e ka raportuar në polici pronari i veturës, i moshës 48-vjeçare, i cili ka bërë të ditur se personi në fjalë është punëtor i tij.

Sinjali mëson se i dyshuari në lidhje me këtë rast është Liridon Jetishi.

Ai e vjedhur automjetin e tipit VW Jetta 2007, ngjyrë e kaltert, të punëdhënësit të tij 48-vjeçar, e po ashtu e ka marrë gjithë dokumentacionin e automjetit, përfshirë librezën e automjetit, sigurimin vjetor nga Shqipëria dhe sigurimin dyjavor për Maqedoni.

Por, 22-vjeçari u kap dje nga policia në Prishtinë, bashkë me veturën e vjedhur.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar, ndërsa vetura është kthyer te pronari.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm të këtij rasti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Koha