Premium Store
02LAJME

Ky është 52 vjeçari që dyshohet se kreu vetvrasje në lagjen Tjegullore

Rreth një orë më parë “Mitropol” raportoi ekskluzivisht për një rast të vetvrasjes në lagjen “Tjegullore” pranë Mega Market “Florenti” në Mitrovicë.

Personi që ka bërë vetvrasje dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë së tij tri katëshe.

Weelnes

Siç mëson “Mitropol” inicialet e viktimës janë B.L.

Lajmin për vdekjen e një personi e konfirmoi për “Mitropol” edhe zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Bëhet fjalë për vdekjen e një 52 vjeçari i cili ka rënë nga lartësia e katit të tretë të shtëpisë së tij në rrugën ‘Ismail Loshi’ në ora 15:13”, tha ai.

”Mitropol” posedon emrin e plotë të viktimës por nuk do e publikoj për shkaqe etike.

Active