Dy ditë më parë një grua këmbësore u godit nga një veturë policore në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq, në hyrje të Mitrovicës, ngjarje kjo për të cilën raportoi ekskluzivisht “Mitropol”.
Mitropol” mësoi se gruaja në fjalë është mbi rreth 55 vjeçare dhe se në momentin që u godit ndodhej rrugës drejt shtëpisë së saj në lagjen “Koloni”.
E njejta pësoi lëndime në shtyllën kurrizore, duke pësuar frakturë të një unaze kurriozore si dhe lëndime serioze në këmbë.
Teksa mësohet se gruaja u godit nga koloneli i policisë, Goran Stojanoviq.
Gruaja që u godit nga vetura, si pasojë e lëndimeve të marra po trajtohet në QKUK.