02KOSOVËLAJME

Ky është i arrestuari i sotëm në Mitrovicë, dyshohet për vrasje dhe grabitje në Gjermani

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar një person në Mitrovicë, i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Roadside
Market Florenti

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësisë elite FIT, sonte më 17.10.2024, në orët e mbrëmjes në Mitrovicë ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin e kryerjes se veprave penale, Vrasje dhe Grabitje.

Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti
Koha

“Kosova për ditë e më shumë po bëhet vend i pasigurt për strehimin e grupeve kriminale. Institucionet e Sigurisë së Kosovës janë të përkushtuara në vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

”Mitropol” sonte raportoi ekskluzivisht për këtë rast, duke publikuar edhe videon nga momenti i arrestimit.

Vrasja siç raportoi “Mitropol” dyshohet se është kryer në Gjermani dhe se personi i dyshuar kërkohej nga autoritetet gjermane të sigurisë.

Vallqi dhe një person tjetër dsyhohen për vrasjen e një 85-vjeçari në Gjermani, me 7 shtator të vitit 2023.

Me urdhër të Prokurorit Kujdestar për Krime të Renda i dyshuari tani më i arrestuar dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura tjera të parapara për raste të tilla.

“Mitropol” mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për mitrovicasin Granit Vallqi i lindur më 1997.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do  të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar.

VIDEO E ARRESTIMIT