
Mbrëmjen e së dielës në komunën e Zveçanit është arrestuar një person për sulm ndaj KFOR-it. Bëhet fjalë për Ljubiša Milković, i cili është prangosur nga Policia e Kosovës nën dyshimet për përfshirje në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Bëhet e ditur se ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, mes tyre: • Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, • Rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, • Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, • Sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas informacioneve, Milković dyshohet se ka qenë pjesë e grupeve që kanë organizuar e marrë pjesë në protestat e dhunshme në veri, ku janë lënduar dhjetëra persona, përfshirë pjesëtarë të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Ai është shoqëruar për në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorisë së Speciales është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.








