KOSOVËLAJME

Ky është i burgosuri në Smrekonicë që vdiq në aksident trafiku, ishte duke shkuar në punë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfimuar se personi që vdiq mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Fushë Kosovë ka qenë i burgosun në burgun e Smrekonicës.

Lajmin e kanë konfirmaur edhe nga SHKK, Florent Gashi.

Florenti Company
Koha
Market Florenti

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A”, tha ai per Insajderin.

Personi i vdekur dyshohet se është Fatmir Sabit Ajeti.

I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku  kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat.