Medi
02LAJME

Ky është i dyshuari për aksidentin tragjik në Mitrovicë ku humbi jetën një person dhe u lënduan disa të tjerë

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e 10 tetorit në rrugën “Liqeni” në Mitrovicë, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një person.

Si pasojë e aksidentit, 55 vjeçari H.O ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar drejtuesi i automjetit tjetër i cili ka qenë shkaktar i aksidentit, Besart Murati,pasagjeri i tij L.P.rreth 20-vjeçar si dhe pasagjerët e automjetit tjetër, A.H., rreth 60-vjeçar dhe I.O., rreth 54-vjeçar.

Weelnes

Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, ku pas trajtimit mjekësor janë liruar, përveç njërit prej tyre që ka pasur frakturë dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK-Prishtinë.

Në vendngjarje kanë dalë Prokurori Kujdestar, shefi i Hetimeve të Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, si dhe njësitë e hetimeve dhe forenzikës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML-Prishtinë për obduksion, ndërsa vozitësi i automjetit “Passat”, Besart Murati, është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Mitrovicë./Sinjali/

Active 1