Medi
02KOSOVËLAJME

Ky është i dyshuari për plagosjen e dy serbëve në qendrën studentore në Veri, shpallet në kërkim

Dy persona janë plagosur në qendrën e konvikteve në Mitrovicën Veriore, duke u therur me thikë dhe për pasojë kanë pësuar lëndime trupore, shkruan “Mitropol”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se sulmuesi është pjesë e strukturave kriminale serbe në veri, teksa Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit, që është shpallur në kërkim.

Active

Bëhet fjalë për Marko Jevremovic, i njohur me nofkën Roki, shef i sigurimit të konvikteve, i cili dyshohet se është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

Gjithçka dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje verbale, me ç’rast i dyshuari theri dy viktimat dhe u largua në një drejtim të panjohur.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti nga Drejtoria e Policisë në Veri, i cili tha se Policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Koha