TEB
LAJME

Ky është i dyshuari që theri për vdekje me thikë vëllain në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. Ky rast tronditi familjen Miftari, ndërsa akoma s’dihet motivi dhe rrethanat e rastit.

Florenti Company

Rasti ndodhi para rreth një ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.

TEB

Sinjali mëson se Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës, Gent Miftari.

Miftari po dyshohet se e theri disa herë me thikë vëllain e tij, për motive akoma të panjohura.

Auron Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Policia tashmë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

TEB