Aurora Group
KOSOVËLAJME

Ky është i riu që dyshohet se dhunoi në Mitrovicë vajzën e mitur që u raportua e zhdukur në Klinë

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Mitrovicë, ku një person është arrestuar pasi dyshohet për dhunimin e një vajze që ishte raportuar e zhdukur në Klinë.

Active

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Reshat Behluli, 21-vjeçar, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se mitura është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore./GazetaSinjali/

Koha