Ky është i riu që humbi jetën nga aksidenti tragjik në Mitrovicë (EMRI dhe MBIEMRI)
Rastin për “Mitropol” e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, pasi gazeta kishte publikuar pamjet nga aksidenti.
Zahiti konfirmoi se dje rreth orës 16:40 është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në dalje të Mitrovicës në rrugën nacionale Mitrovicë – Leposaviq ku ishin përfshirë një veturë, një motocikletë dhe një kamionetë e parkuar.
Zahiti konfirmoi se në aksident ishin përfshirë tri automjete, një veturë, një kamionetë dhe një motoçikletë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën motoçiklisti.
“Mitropol” mësoi dje identitetin e viktimës menjëherë pas aksidentit por nuk e publikoi deri sot kur për rastin u informuan e gjithë familja e të ndjerit.
Viktima e aksidentit të djeshëm është i riu 31 vjeç, Qëndrim (Bedri) Ferati.
Ferati njihej nga e tërë Mitrovica si një djalosh i urtë dhe i respektueshëm. Babai i të ndjerit punon si inspektor në Komunën e Mitrovicës.
Nga aksidenti lëndime ka pësuar edhe një person tjetër i cili u trajtua në Spitalin Rajonal në Mitrovicë./Mitropol/